Policia kufitare e Durrësit ka arrestuar dy shtetas turq.
Ata tentuan të kalonin drejt Italisë me dokumenta false.
Në pranga kanë rënë I.Y. 44 vjeç dhe A.S. 67 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dokumentet bullgare dhe greke, që zotëronin këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Durrës
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
Gjithashtu ndalohet 1 shtetas në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq, pasi më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.