Henri Çili u la i lirë nga Gjykata e Përmetit pak ditë më parë, pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Mezhgorani”.
Mirëpo, së fundmi Prokuroria e Përmetit ka apeluar në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për pronarin e UET.
Në përfundim të gjykimit, pasi liroi Henri Çilin, gjykata shpalli moskopetencën e saj për këtë çështje, duke ia kaluar dosjen GJKKO.
Kujtojmë se Henri Çili akuzohet nga prokuroria e Gjirokastrës për ndërhyrjen te funksionarët e lartë publikë për lirimin nga burgu të dy vëllezërve Aliko, akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha, gjatë ndërhyrjes së policisë së shtetit në Lazarat.
Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, si: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Shpërdorim detyre”.
“Mezhgorani”/ Jepen vendimet për të akuzuarit, mësohet kush qëndron në burg
Ditën e sotme Henri Çili ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij, ndërsa u shpreh se arrestimi i tij ishte bërë në shkelje të procedurave ligjore, pasi ata nuk kishin rrezikshmëri për t’u larguar nga vendi.