Në Shqipëri nuk është konstatuar ende asnjë rast me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 persona, të cilët kanë rezultuar negativ.
Në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 50.
Ndërkohë në pikat kufitare gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar 18.030 udhëtarë.
Kurse në nr.127 ka pasur 1472 thirrje, 32 prej të cilave janë vlerësuar në lidhje me infeksione respiratore apo histori udhëtimi me Italinë.
“Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri. Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë, të cilët janë kontrolluar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës. Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë ka këshilluar udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura, që të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.