Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama akuza të ashpra Metës nga foltorja e Kuvendit: I ashtëquajturi President i qan hallin kriminelëve

12:09 05/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se elita kriminale ka gjetur mbështetje të fortë, që nga Meta, e deri te figurat e shumta publike.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë thumboi personazhet që morën pjesë në manifestimin e thirrur nga presidenti, duke i cilësuar si “karvanë qorrash”, në drejim të qelive ku janë kyçur kriminelët.

Më tej ai foli me ironi për elementët kriminalë që janë subjekte të OFL, duke i quajtur “rob zoti” dhe viktimë të shtetit policor.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit në ditë me shi, të asaj vajze, por pyesin për shiun e lotëve të shumëkujt, që ka një zë publik, përfshirë dhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë viktimave të krimit të organizuar. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë mijëra vajzave të rrëmbyera, të trafikuara dhe të abuzuara nëpër rrugën e Evropës. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve, që i shohin fëmijët e tyre të droguar, për ata që iu kanë fshirë diellin nga sytë shumë e shumë jetimëve, që kanë mbetur pa baballarë, sepse ua kanë vrarë këta, për të cilët zotrote flet për një tufë me dhi andej.

Unë nuk jam aspak i befasuar nga gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur elita e krimit të organizuar, sapo ne e kemi shpallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortje, që e ka tollovitur Shqipërinë 3 dekada me radhë, që e ka tollovitur jetën publike 3 dekada me radhë që falë të gjithë horrave e hipokritëve me kostum që kanë pasur një mikrofon në dorë, e kanë bërë horr Shqipërinë edhe në sytë e shumë njerëzve, që shqiptarë nuk janë, por që e ndjekin vendin tonë, shkruajnë e hedhin helm për vendin tonë.

Teksa vija e kuqe mes shtetit dhe krimit është më e fortë se kurrë më parë, ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës publike, nga mediat te i ashtuquajturi President, nga opozitat këtu pak çaste para meje te ato në rrugë, deri te Avokati i Popullit, për t’i qarë hallin këtyre të shkretëve, që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar, grabitur pronat, sa kanë mundur, që kanë shantazhuar, sa nuk merret as me mend njerëzit dhe sipërmarrësit e këtij vendi dhe që tani medemek po dhunohen. Po dhunohen në të drejtat e tyre njerëzore. PO turp nuk ju vjen fare! Gjithë këtyre njerëzve, që kanë një mikrofon, kanë mundësinë të thonë një fjalë, dhe janë bërë karvanë qorrash për të bërë pelegrinazhin në drejtim të qelive ku janë kyçur ata, duke çuar mesazhin se ‘ne jemi me ju. Ju ca prisni? Ngrihuni, bashkohuni dhe bëni atë që duhet bërë, mundësisht na hiqni qafe fiziksisht’!

Deri kur ne shpallëm këtë ofensivë dhe kur lufta jonë me krimin se kishte marrë këtë përmasë, po këta, këto viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut, ishin djalli vetë nën sqetullën tonë, mbi prehrin tonë, dhe tani këta u kthyen në disa robë zoti, që duhen marrë në mbrojtje, sepse janë viktimë e qeverisë dhe e shtetit policor.

Përplasjet mes Ramës dhe Metës nisën për shkak të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Tensioni u përshkallëzua më tej, deri në projektligjin e qeverisë, i cili i heq kompetencat presidentit, për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: krimineletMetarama

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Meta i përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk dëshiroja të shprehesha për një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English