Skip to content
Të Gjitha

Do të shqyrtonte lirimin e Endrit Dokles nga Gjykata e Krujës, gjyqtari i Apelit të Tiranës “digjet” në Vetting

· 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civicin.

Ky i fundit u dogj që në kriterin e pasurisë.

Për këtë arsye KPK nuk e vazhdoi më hetimin në dy shtyllat e tjera te vetting-ut.

Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, në sallë ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Që në nisje të seancës, Sanxhaktari tha se ILDKP kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë burimesh të ligjshme për pasurinë.

Andi Civici ishte pjesë e trupës gjykuese, që do të shqyrtonte vendimin e Gjykatës së Krujës, për lirimin  e ish-numrit 2 të bandës së Durrësit.

Endrit Dokle, ish-numri 2 i bandës së Durrësit