Skip to content
Të Gjitha

Sekuestrimi i blindit të Lulzim Berishës, Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar kërkesën e SPAK, për sekuestrimin e blindit “BMW”, të Lulzim Berishës, ish-kreut te bandës së Durrësit.

Avokati i Berishës, Detar Hysi, ka reaguar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Hysi është shprehur se të ardhurat për blerjen e mjetit janë të ligjshme dhe do ta ankimojë vendimin.

“Do ankimojmë vendimin, të ardhurat për blerjen e mjetit janë të gjitha të ligjshme dhe të deklaruara”, është shprehur avokati Hysi.

Lulzim Berisha ka 15 ditë afat për të ankimuar vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ish-kreu i bandës së Durrësit ishte nga emrat e parë, të cilit OFL i kërkoi të deklaronte pasurinë.