Skip to content
Të Gjitha

“Pranvera kuqezi”, SHBA e habitur nga vendosja e flamurit amerikan në podium. Kim: “Ne s’kemi asnjë lidhje”

· 2 min lexim

Ashtu sikurse ishte parashikuar manifestimi i organizuar nga presidenti Meta ka përfunduar në orën 19:00.

Ai që tërhoqi vëmendje është fakti që në podium u ngjitën figura të njohura të kulturës dhe sportit, si: Bujar Kapexhiu, Kristian Demaj, Edmond Budina etj., por munguan figurat politike.

Për më shumë detaje nga manifestimi lexoni artikujt e mëposhtëm:

Nis manifestimi i thirrur nga presidenti Meta: Nga foltorja e ngritur jashtë Parlamentit tek shpallja e betimit, ja detajet e para

“Pranvera kuqezi”: Meta ulet në gjunjë, Kryemadhi i qëndron larg! Ja personat që mbajtën fjalën e tyre në manifestim

Në fund ai që ka mbajtur fjalën e tij para të pranishmëve ishte vetë Meta, i cili sikurse pritej hodhi akuza të shumta ndaj qeverisë.

Presidenti solli në vëmendje disa nga vendimet e fundit, të votuar në atë që Kreu i Shtetit e cilëson Parlament një partiak dhe tha se qeveria miratoi ligjin “Anti-KÇK”, vetëm për të asgjësuar totalisht drejtësinë e re, dhe ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me qëllimin e vetëm për t’i bërë kësaj gjykate kamikazët e Rilindjes.

Lexo: Ilir Meta i acaruar në podium, akuza të rënda mazhorancës: “Ku po shkojmë kështu? Pasuria kombëtare po vidhet çdo ditë”

Në podium, përveç flamurit shqiptar, ishte edhe ai amerikan.

Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila reagoi menjëherë me anë të një statusi në Twitter.

Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan.

U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sonte. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” të sonte,”-shkruan Kim.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendim, por mund të lidhet me shqiptaro-amerilanët e pranishëm në protestë, të cilët Meta i përmendi disa herë gjatë fjalës së tij.