Pasi mbajtën fjalën e tyre disa figura të njohura të kulturës, në podium u ngjit presidenti Ilir Meta, i cili sulmoi mazhorancën, teksa tha se ky grup qeveritarësh nxorri edhe opozitën nga Kuvendi, duke e provokuar.
Sipas Metës, institucionit të Presidencës i kanë shteruar të gjitha përpjekjet demokratike dhe sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur popullin nga grushti i shtetit.
“Jemi kthyer në një shtet që kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. S’investohet as për kërkim shkencor as për bizneset e reja, dhe kemi zero investime në fuqi dhe progres. Kur opozita garanton lirinë e shprehjes duan t’i mbyllin gojën gazetarëve. Grushti i shtetit ka avancuar me shpopullimin e vendit. Ideatorët janë edhe projektuesit e shfarosjes së Shqipërisë, që nuk do të ndodhë kurrë. 400.000 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit, nëse nga Kosova largohet 1, nga Shqipëria ikin 5. Ku po shkojmë kështu? Klima e biznesit në Shqipëri është më e rënda në kontinent, ramë pikiatë shumë vende, sepse kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia. Duan të kapin shtetin puçistët që ta përdorin për interesa puçiste dhe kriminale. Drejtësia vijon të flejë, që prej 110 ditësh sot s’do të ishte e nevojshme, t’ju thirrja unë këtu. Ka vetëm heshtje se ka vetëm kapje, dhe kur kjo ndodh me presidentin, dhe kryetarit të shtetit, e dini ç’ndodh me qytetarët e thjeshtë e të pambrojtur. ”
Presidenti solli në vëmendje disa nga vendimet e fundit, të votuar në atë që Kreu i Shtetit e cilëson Parlament një partiak dhe tha se qeveria miratoi ligjin “Anti-KÇK”, vetëm për të asgjësuar totalisht drejtësinë e re, dhe ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me qëllimin e vetëm për t’i bërë kësaj gjykate kamikazët e Rilindjes.
“Dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e zbatoi mbarë populli shqiptar. As 5% e shqiptarëve, edhe pse nën presion, edhe pse nën korrupsionin si ato përgjimet e Zogut të Tiranës, ku jepeshin lekë, nuk arritën dot të bënin letrat. Faleminderit Këshillit të Evropës, që i bojkotoi këto zgjedhje, duke thënë se “Ne nuk kemi monitoruar ndonjëherë zgjedhje të tilla një partiake”. Ata miratuan së fundi KÇK, vetëm për të asgjësuar totalisht drejtësinë e re, për ta futur nën thundrën e qeverisë dhe policisë, për të përgjuar në mënyrë mafioze këdo që denoncon dhe thotë të vërtetat për ta. Tentuan të kapin Gjykatën Kushtetuese përmes mashtrimeve.”
Sipas Metës, klima e biznesit është më e rënda në kontinent dhe fajib për këtë e ka qeveria, e cila sipas Metës ka vrarë besimin tek drejtësia dhe funksionimi i shtetit ligjor.
“Që të garantojmë ndëshkimin për ti mbyllur gojën gazetarëve qytetarëve, ndaj edhe këshilli i Europës u trondit dhe çoji vetën në komisionin e Venecias .
Grushti i shtetit në këtë vend ka avancuar paralelisht e me të njëjtin hap me shpopullimin e vendit.
Ideatorët e grushtit të shtetit dhe financuesit e tij janë edhe projektuesit e shpopullit dhe shfarosjes së Shqipërisë.
400 000 mijë shqiptar kryesisht të rinj janë larguar nga vendi këto vite të fundit.
Nëse nga Kosova largohet një qytetar nga Shqipëria largohen 5.
Nëse nga Serbia largohet 1, nga Shqipëria largohen 8.
Nëse nga Mali i Zi largohet 1 nga Shqipëria largohen 11.
Ku po shkojmë kështu?
Klima e biznesit është më e rënda në kontinet, sipas raportit të fundit të “DoingBusness” të bankës botërore brenda viti Shqipëria ra pikiatë 19 vende, duke vajtur e 82-ta. Sepse kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia dhe funksionimi i shtetit ligjor.” tha Meta.