Manifestimi i organizuar nga Presidenti Meta ose siç e ka quajtur ai “Pranvera kuqezi” tashmë ka nisur dhe në podium kanë mbajtur fjalën figura të ndryshme politike, por jo vetëm.
Manifestimi nisi me këngë patriotike, teksa Presidenti Meta dilte nga godina e Presidencë dhe u prit në podium nga një vajzë e veshur kuq e zi, ndërsa fjalimet i dha aktori Neritan Liça.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur e distancuar nga presidenti.
Kryemadhi shihet teksa është e përhumbur në telefon, ndërkohë që shoqërohet nga Klajda Gjosha, Petrit Vasili, Dritan Kaba e Ylli Dylgjeri.
Në podium është ngjitur aktori dhe regjisori Bujar Kapexhiu në fjalën e tij në manifestimin i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të mos e prekë Kushtetutën e Shqipërisë për interesat e tyre personale.
“Motra e vëllezër, jemi mbledhur për dy veprime dhe dy ide. Dy detyra, të mbrojmë dhe të mospranojmë progresin dhe moralin kundër së keqes. Nuk do të jem anëtar i një partie politike. Do marr pjesë kur të jetë në interes të atdheut tim. Jam me të gjithë dhe kundra të gjithëve. Tani jam me të gjithë ju që jeni në mbrojtje të Kushtetutës. Jam kundër të gjithë atyre që tentojnë ta prekin, e shkelin për interesa të ngushta personale. Morëm më të keqen e diktaturës dhe po shpuifim më të keqen e demokracisë. Unë kam zgjedhur që Shqipëria të ishte kështu. Kemi dhënë 1 milion shuplaka për ta bërë Shqipërinë. Mallkuar ata që shpikën shuplakat. I bëj thirrje të gjithë intelektualëve që të gjithë se bashku të mbrojmë Kushtetutën. Të gjithë ne që jemi këtu, marrim frymë në një grumbull gërmadhash. Jemi vend pluralist? Gënjeshtër! Jemi vend një partiak.”-është shprehur Kapexhiu.
Pas tij, u ngjit në podium Agim Nesho ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, i cili tha se sot është shkelur Kushtetuta dhe kjo është vija e kuqe.
“Të kesh demokraci është zgjedhja jonë, të mbrosh demokracinë është detyra jonë. Sot Shiqëpria është më e plakur është vrarë shpresa për të ardhmen. Lidhja e krimit me politikën dhe largimi i të rinjve nga vendi dhe një klikë partiake ka kapur institucionet e shtetit. Transparenca mungon dhe dështpërimi të mbyt. Kemi pritur që situata të ndryshojë dhe opozita e bashkuar ta ndryshojë këtë situatë. Por qytetarët kërkojnë zgjedhje dhe ndryshim. Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës , dhe kjo është vija e kuqe.“, u shpreh Nesho.
Ndërkohë deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar tubimit dhe deklaroi se ka besim se pas kësaj dite do të vijojë një valë protestash deri sa të realizohen zgjedhjet e parakohshme.
“Siç e shikoni me mjete të vogla qytetarët kanë ardhur vetë. Ne jemi në mbrojtje të kushtetutës në mbrojte të demokracisë. Jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Shqipëri ka qenë në ditë më të zeza sot është një ditë e bardhë. Kam besim se do të vijojë me valë protesta deri në zgjedhje të parakoshme me aprovimin e ndërkombëtarëve. Nuk e di kush do të jetë dekreti, presidenti duhet të dekretojë disa dekrete rresht. Kapja e shtetit është gjëja e fundit që mund të ndodhë. Po nuk u bë sot do të bëhet së shpejti sepse populli atë po pret.”– tha Maliqi.
Po ashtu, ka mbajtur fjalën e tij edhe boksieri Kristian Demaj që u shpreh: “Shqipëri dua të të dëgjoj. Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem në këtë manifestim madhështor. Edhe pse nuk kam lindur këtu, zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm, që nuk duhet ta lë të shpopullohet. Zemra ime rreh për këtë rini, që duhet ta ndërtojë të ardhmen këtu. Shqiponjat duhet të kthehen e të jetojnë këtu. I ftoj të gjithë shqiptarët në mbarë botën t’i bashkohen besëlidhjes sonë kuqezi. Të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Kristian Demaj.
Edhe aktori dhe regjisori Edmond Budina ka marrë fjalën në podiumin e manifestimit të Presidentit ku ka thënë se 30 vite pas rrëzimti të diktaturës ai vetë rikthehet për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, një ëndërr që e kishte që në protestën e 30 viteve më parë.
“30 vite më parë ne kishim një ëndërr, ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa. Mbas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë sërish Shqipërinë si Europa, për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re. Që po përdhos vendin.
Kthehemi për të lufutar korrupsionit dhe mafien, i vihem në krah Metës për të mbrojtur Kushtetutën.
Nuk kam ardhur si mik i tij, as si përfaqësues i partive politike por për të mbrojtur demokracinë, lirinë e vendit tonë.
Ne nuk duhet ta lejojmë që vendi jonë të zbrazet.”
E pranishme ishte edhe studentja e drejtësisë Oneda Skënderi, e cila tha se është në këtë manifestim për t’u thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve.
Në fjalën e saj në podium ajo tha se të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij, është të kalosh kufijtë.
“Potesta u nda, sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve. Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa gjykatë kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë, për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë. Ndaj për t’i thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën, të drejtat tona, shpresat tona, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, u shpreh ajo.
Vëmendje kanë tërhequr edhe banderolat, ku qytetarët i kujtojnë kryeministrit Rama se e ka bërë “baltë” dhe se nëse shkel Kushtetutën, atëherë shqiptarët kanë Kanunin.
Ndërkohë virale po bëhet banderola e mëposhtme: