E shkarkuar dje nga kryeministri Edi Rama bashkë me 6 anëtarë të tjerë të kabinetit, Mirela Kumbaro, ish-ministrja e Kulturës, ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një lajm për nominimet për Çmimin Europian të Arkitekturës.
Në faqen e saj në Facebook, Kumbaro shkruan se pjesë e nominimit janë 2 projekte të dy institucioneve të rëndësishme kombëtare të realizuara nga Ministria e Kulturës në këto dy vitet e fundit: Muzeu Kombëtar “Shtepia me Gjethe” nga Elisabetta Terragni dhe Daniele Ledda e Studio Terragni Architetti dhe Qendra e Artit Skenik ArTurbina, nga Atelie 4.
Postimi i Kumbaros në Facebook