Skip to content
Të Gjitha

Takimi i Çilit me zyrtarin e lartë të drejtësisë, relatori i dosjes së Lazaratit është Ardian Dvorani

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i pronarit të UET, Henri Çili.

Ky i fundit akuzohet se ka marrë 750 mijë euro cash dhe prona nga Adil Aliko, në këmbim të lirimit të dy djemve të tij.

Ndërmjetësi në këtë histori është Gazmir Ajdinaj, i cili mundësoi takimin e Çilit me Alikon.

Për pronat ndërkohë kishte dalë garant biznesmeni Sait Fishta.

Pasi mori pronat dhe paratë, Çili takoi në një nga hotelet e Tiranës një zyrtar të lartë të drejtësisë, ku mendohet se i ka kërkuar lirimin e vëllezërve Aliko.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjyqtari i çështjes është Ardian Dvorani.

Ky i fundit është njëkohësisht edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dvorani prej kohësh ka nisur një betejë ligjore me presidentin Ilir Meta, i cili e akuzon për manipulim të listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se gjatë operacionit të mbrëmshëm, u arrestua edhe avokati i Çilit, Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 8 persona të tjerë.