Ditët e fundit Spitali i Kavajës ka qenë në qendër të mediave pasi u përfol se aty ishte ngritur karantina për të prekurit nga Coronavirusi.
Megjithatë, dje kryeinspektorja e Inspektoriatit Shëndetësor në Tiranë, Areti Beruka, i mohoi këto zëra teksa tha se struktura mjekësore është gati, por jo në Kavajë.
Së fundmi, Dosja,al raporton se Përparim Daiu, drejtori i Spitalit të Kavajës ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme dhe bëhet me dije se shkak janë bërë mosmarrëveshjet që ka patur me kryebashkiakun e Kavajës.
Deri më tani Coronavirusi ka vrarë të paktën 2700 persona, teksa janë prekur më shumë se 80 mijë të tjerë në rang botëror.
Situata më e rënduar paraqitet në Kinë, vendi ku lindi virusi, ndërsa gjendja është serioze edhe në Korenë e Jugut dhe Itali.
Në Itali kanë vdekur 7 persona dhe janë prekur të paktën 230 të tjerë, ndërsa në Korenë e Jugut janë 830 të prekur, ndërsa OBSH bëri thirrje për reagim global pasi jemi në kushtet e një pandemie.
Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikuan 8 të dyshuar me Covid-19 në vendin tonë, por të gjithë rezultuan negativ në analizën ndaj virusit kinez.
8 raste të dyshuara me Coronavirus në Shqipëri, ISHP publikon rezultatet e analizave
Po ashtu, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në prononcimet për emisione të ndryshme mbrëmjen e djeshme, u shpreh se vendi ynë i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar Coronavirusin, teksa edhe një herë tha se karantina është gati por nuk do bëhet publike pa u shënuar i infektuari i parë.