Skip to content
Të Gjitha

Përplasi të miturin me makinë, arrestohet 21-vjeçari

· 1 min lexim

Policia rrugore e Beratit ka arrestuar një 21- vjeçar banues në Pashalli.

A.B., duke drejtuar mjetin në qendër të Urës Vajgurore ka përplasur të miturin L.K.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Nga ana e Specialistëve të Policisë Rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, 21vjeç, banues në Pashalli ,Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin e tij në qendër të Urës Vajgurore ka aksidentuar shtetasin e mitur L.K. i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi  i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.