2 vëllezër nga Fieri janë arrestuar pasi tregtonin lëndë narkotike në lokalin e tyre.
Policia sekuestroi 122 gram lëndë narkotike në formë çokollate, e dyshuar kanabis sativa, si edhe një sasi parash.
Bëhet fjalë për 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Të arrestuarit janë shtetasi me iniciale D. B., 40 vjeç dhe shtetasi me iniciale E. B., 27 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorim droge”.