Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për izolimin në qeli të Neim Beharit, për tre muaj.
Behari ka kërcënuar pak muaj më parë kreun e Burgjeve, Agim Ismaili dhe gjyqtarin Markelian Kuqo.
Ky i fundit mori një telefonatë anonime më 15 tetor nga burgu i Drenovës, për një bombë të vendosur në makinën e tij.
Pas kontrolleve të forcave xheniere, rezultoi se alarmi ishte fals.
Behari kërcënoi gjyqtarin, duke i thënë se nuk do t’i gjendet as varri.
Gjithashtu i burgosuri pretendonte se ka qenë anëtar i klanit italian “Cosa Nostra” dhe ish-agjent i CIA-s.
Ai sqaroi se e kërcënoi gjyqtarin, pas vendimit për transferimin në një burg tjetër, pa kërkesën e tij.