“Nuk do t’i gjendet as varri”, izolohet për tre muaj i burgosuri që kërcëoi gjyqtarin dhe drejtorin e burgjeve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për izolimin në qeli të Neim Beharit, për tre muaj.

Behari ka kërcënuar pak muaj më parë kreun e Burgjeve, Agim Ismaili dhe gjyqtarin Markelian Kuqo.

Ky i fundit mori një telefonatë anonime më 15 tetor nga burgu i Drenovës, për një bombë të vendosur në makinën e tij.

Pas kontrolleve të forcave xheniere, rezultoi se alarmi ishte fals.

Behari kërcënoi gjyqtarin, duke i thënë se nuk do t’i gjendet as varri.

Gjithashtu i burgosuri pretendonte se ka qenë anëtar i klanit italian “Cosa Nostra” dhe ish-agjent i CIA-s.

Ai sqaroi se e kërcënoi gjyqtarin, pas vendimit për transferimin në një burg tjetër, pa kërkesën e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento