Skip to content
Rajoni

Vrau prindërit dhe dy vëllezërit, publikohet foto e zyrtares së policisë së Kosovës

· 1 min lexim

Valdete Bllaca është efektivja e policisë, e cila vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme në lagjen “Bujanina” të Gjilanit.

Viktimat janë Hanife Bllaca, Zeqir Bllaca, si dhe dy vëllezërit e saj Fisnik Bllaca dhe Blerim Bllaca.

Mediat fqinje kanë publikuar edhe foton e efektives së policisë.

Mësohet se ajo ishte pezulluar nga detyra si police për shkak të problemeve psiqike dhe kishte marrë një detyre të re.

Motivet e krimit që tronditi Kosovën nuk janë bërë ende të ditura.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhen e ngjarjes së rëndë.