Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Buçimas, në Pogradec.
Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një 18-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është zbuluar ende.
Mësohet se këmbësorja ka qenë duke kaluar rrugën, kur u përplas nga makina që po vinte me shpejtësi duke e lënë atë të lënduar.
Më pas, 18-vjeçarja është transportuar në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku po jep dëshminë e tij.
Nga ana tjetër, policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.