Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Greqi, shqiptari lidh të moshuarën dhe i përdhunon të bijën

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nea Manolada të Greqisë.

Një shqiptar ka përdhunuar një 53-vjeçare, ndërsa më parë kishte dhunuar nënën e saj.

Policia ka arrestuar menjëherë 36-vjeçarin, i cili akuzohet për grabitje dhe përdhunim.

Sipas raportimeve në mediat greke, shqiptari i kishte lidhur të dyja femrat dhe u kishte marrë 140 euro.

Policia greke arriti ta neutralizonte shqiptarin vetëm pak orë pas ngjarjes, në stacionin e autobusit në Kalamata.

Hetuesit ndërkohë janë duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.