Dy ditë me parë bëri bujë një letë-ankesë e njërit prej anëtarëve të KLP drejtuar institucionit ku punon.(Lexo këtu)
Tartar Bazaj u ankua tek drejtuesi i institucionit për mosmarrjen e kartolinave për Vitit të Ri 2020.
Kështu, ai i drejton kreut të institucionit dy pyetje:
1-Nëse në adresën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?
2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?
Këtë letër ai e bazon tek ligji për të drejtën e informimit.
Sot është zbardhur edhe pjesa tjetër e letrës.
Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al Tartar Bazaj shkruan se nafta nga institucioni nuk i jepet rregullisht dhe se ajo nuk shpërndahet sipas vendimit të paracaktuar.
Madje ai vijon me tej duke thënë se do ankohet te SHBA, për mosplotësimin e kërkesave.
Epo presim një reagim nga kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, ndaj këtyre ankesave serioze.