Skip to content
Të Gjitha

Do sillte 240 kg kokainë nga Ekuadori/ Detaje të reja nga rrëmbimi i Jak Prengës, ja kush dyshohet se janë porositësit

· 2 min lexim

Prokuroria po vijon hetimet për të identifikuar dhe çuar para drejtësisë porositësit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jak Prengës.

Sipas “Dosja.al”, organi i akuzës ka dyshime se rrëmbimi i Prengës u urdhërua nga 4 persona, të cilët më pas do t’ja dorëzonin 49-vjeçarin familjes Hajri.

Mësohet se ata janë persona të skeduar prej vitesh, të lidhur me transportin e drogës nga Ekuadori.

Personi kyç që mendohet se ka urdhëruar rrëmbimin e Jak Prengës është Dritan Rexhepi.

Ky i fundit është një personazh i njohur i krimit në qytetin e Vlorës.

Ai është arrestuar në vitin 2014 në Ekuador me 240 kg kokainë.

Gjithashtu Rexhepi akuzohet për përfshirje në një sërë veprash kriminale në Shqipëri.

Personat e tjerë që mendohet se kanë urdhëruar pengmarrjen e Prengës janë:

M.B. nga Shkodra, pjesë e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE.

G.D., nga Dukagjini, i cili ka dalë garant i drogës.

K.G., i cili dyshohet se është ndërmjetësi mes grupit dhe familjes Hajri dhe mendohet se ka dërguar mesazhin për të rrëmbyer 49-vjeçarin.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar kushërinjtë, Leonard dhe Elton Hajri, babanë e Altin Hajrit, Bajram Hajri, si dhe dy persona të tjerë.

Ndërkohë në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë, midis të cilëve edhe Altin Hajri, njëri nga pronarët e kompleksit “Golden”.