Një banesë është grabitur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.
Disa persona me maska kanë grabitur banesën e një 40-vjeçareje.
Në momentin e grabitjes në banesë nuk ka patur njeri.
Autorët kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.
Pas denoncimit policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa subjekte dhe po punon për kapjen e autorëve.