Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në qytetin e Korçës.
Dashnor Osmani, 50 vjeç, u qëllua me sëpatë dhe më pas trupi i tij u hodh në rrugën pranë Pazarit.
Autori i krimit makabër është 42-vjeçari, Zamir Topi.
Topi ka deklaruar se viktima i kishte dhunuar varrin e nënës.
Mësohet se në vitin 2014, viktima dhe autori i kishin varrosur të afërmit afër.
Kështu, bëhet me dije se familja 42-vjeçarit është marrë në mbrojtje nga policia.
Familja Topi i druhet një hakmarrjeje pas vrasjes dhe për këtë arsye janë marrë në mbrojtje.
Vetë 42-vjeçari, Zamir Topi rezulton të jetë me probleme mendore dhe është i pajisur me kartelë.