Skip to content
Të Gjitha

Vrau me sëpatë 50-vjeçarin në Korçë, policia merr në mbrojtje familjen e autorit. I druhen hakmarrjes

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në qytetin e Korçës.

Dashnor Osmani, 50 vjeç, u qëllua me sëpatë dhe më pas trupi i tij u hodh në rrugën pranë Pazarit.

Autori i krimit makabër është 42-vjeçari, Zamir Topi.

Topi ka deklaruar se viktima i kishte dhunuar varrin e nënës.

Mësohet se në vitin 2014, viktima dhe autori i kishin varrosur të afërmit afër.

Kështu, bëhet me dije se familja 42-vjeçarit është marrë në mbrojtje nga policia.

Familja Topi i druhet një hakmarrjeje pas vrasjes dhe për këtë arsye janë marrë në mbrojtje.

Vetë 42-vjeçari, Zamir Topi rezulton të jetë me probleme mendore dhe është i pajisur me kartelë.