Rezarta Hajdari u helmua nga monoksidi i karbonit, si pasojë e prushit në dhomë.
Kjo është përgjigja e autopsisë, për helmimin e çiftit nga Xhyra e Librazhdit, raporton “Abcnews”.
Rezarta dhe Olsi Hajdari kishin 5 ditë që ishin martuar kur u helmuan.
Si pasojë e helmimit, Rezarta ndërroi jetë, ndërsa Olsi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Pas kujdesit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore u normalizua.
Çifti u gjet në dhomën e gjumit nga nëna e Olsi Hajdarit.
Familjarët e viktimës ndërkohë akuzuan palën tjetër, për vdekjen e Rezartës.
“Nuk i pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta”, shprehej vëllai i Rezartës pas vdekjes së saj.
Për më shumë informacion lexoni këtu.