Sot në Tiranë mjekët e maternitetit “Koҫo Gliozheni” kanë nxjerrë foto ku duket qartë se qeset që përdoren për të mbuluar këpucët, përdoren edhe për inkubatorët.
Këto foto janë publikuar nga deputeti i PD Bardh Spahia i cili edhe herë tjetër ka denoncuar situatën e këtij materniteti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ai shkruan se qeset që përdoren për të mbuluar këpucët, përdoren edhe si dyer për inkubatorët.
Ai nuk la pa përmendur dhe pa ironizuar ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliun duke e cilësuar gjendjen në maternitet si një investim madhor të ministres së qeverisë Rama.
“Në Maternitetin Koço Gliozheni, qeset që përdoren për të mbuluar këpucët përdoren si dyer për inkubatoret. Ky është investimi i fundit madhor i ministres së shëndetësisë së qeverisë Rama. (foto e bërë sot ndërsa ministrja ishte në mbledhje me dyer të mbyllura me drejtuesit)” – shkruan Spahia përmes një statusi në facebook.