Devoll- Pasditen e sotme zona e Çardhakut u përfshi nga flakët.
Terreni i thyer malor ka penguar rrugën zjarrfikësve, të cilat nuk kanë mundur të mbërrijnë në destinacion.
Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë prezente ende.
Deri tani janë djegur 2 hektarë me bimësi të ulët dhe drurë.
Gjithashtu, është zgjeruar perimetri i zjarrit duke zbritur akoma më poshtë kodrës së Çardhakut.
Nëse situata do të jetë njësojë, nesër do të organizohen 50 forca të shërbimit zjarrfikës dhe pyjeve në drejtim të Çardhakut.