Skip to content
Të Gjitha

Devoll, vatrat e zjarrit vijojnë të jenë prezente, zgjerohet perimetri

· 1 min lexim

Devoll- Pasditen e sotme zona e Çardhakut u përfshi nga flakët.

Terreni i thyer malor ka penguar rrugën zjarrfikësve, të cilat nuk kanë mundur të mbërrijnë në destinacion.

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë prezente ende.

Deri tani janë djegur 2 hektarë me bimësi të ulët dhe drurë.

Gjithashtu, është zgjeruar perimetri i zjarrit duke zbritur akoma më poshtë kodrës së Çardhakut.

Nëse situata do të jetë njësojë, nesër do të organizohen 50 forca të shërbimit zjarrfikës dhe pyjeve në drejtim të Çardhakut.