Një autobus që kryente shërbimin urban në kryqeytet është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur pasdite, ndërkohë bëhet me dije se autobusi i përkiste linjës Kamëz-Tiranë.
Autobuzi urban ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ky incident u shoqërua me bllokim trafiku për disa minuta në Kamëz.