Skip to content
Të Gjitha

Qëllon kushëririn me armë në Tiranë, shkak një konflikt pronësie

· 2 min lexim

Një ngjarje, e cila mund të kishte rezultuar fatale, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Dy kushërinjë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e quajtur “ Valias” në Kashar.

Shtetasi E. B. ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij, shtetasit Z. B.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjareje, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasit E.B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:
‘Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur ‘Valias’, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.
Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B, shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’