Skip to content
Të Gjitha

Vëllai iu kap me çokollate kanabis, pezullohet nga detyra zyrtari i policisë së Dibrës

· 1 min lexim

Një operacion anti-drogë i mbrëmjes së djeshme  çoi në pranga 7 persona, në mesin e të cilëve edhe Pajtim Aga, vëllai i shefi i sektorit të Qarkullimit të Dibrës, Robert Aga.

Ata u kapën me 35 kg kanabis, në formë  çokollate.

Pajtim Aga është një emër i njohur për policinë, pasi është kapur me kokainë në 2016-ën.

Vëllai i tij, Robert Aga është akuzuar nga PD, për blerje votash në Dibër.

“Balkanweb” shkruan se ai është pezulluar nga detyra, pas arrestimit të të vëllait.

Emri i tij u përfol së tepërmi vitin e kaluar, pas publimit të përgjimeve të BIRN, për blerje votash në zgjedhjet e parakohshme në Dibër.

Ai dëgjohet teksa bisedon me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri.

Këtij të fundit ndër të tjera, Robert Aga i thoshte: “Jam ushtari yt”.

Gjithashtu ish-ministri i drejtohej Agës, duke i thënë se e kishte bërë tërmet.