Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Të djathtët e akuzojnë kreun e qeverisë, se po e mban pushtetin nëpërmjet lidhjeve me botën e krimit.
Deri më tani demokratët kan publikuar provat për 5 kryebashkiakë socialistë, të cilët kanë fshehur dënimet e tyre dhe kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka publikuar një video, ku Rama shprehet se mezi pret ligjin e dekriminalizimit, për të parë se kush janë kriminelët e vërtetë.
Kryebashkiakët socialsitë të denoncuar nga PD janë Valdrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës, Mark Babani i Vaut të Dejës, Qerim Ismaili i Mallakastrës dhe së fundmi Agron Malaj i Matit.
Ky i fundit akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit të zjarrit gjatë trazirave të 21 janarit.
Në materialin e publikuar, Bardhi shton pyetjen, se kush do të jetë kryebashkiaku i radhës.