Departamenti i Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, ka nisur kontrollet në të gjithë vendin.
Në fokus të punës së tyre është zbulimi i vjedhjes së energjisë elektrike dhe rikuperimi i humbjeve në sistemin e shpërndarjes.
Si rezultat i kontrolleve në janar, janë zbuluar dhe proceduar 42 abonentë, duke përdorur skema të ndryshme, si furnizimi me linjë të dytë dhe konsum energjie pa kontratë dhe ndërhyrje në matës.
OSSH pas kontrolleve, mori masa për 6 punonjës.
Struktura e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve është një njësi e posaçme për kryerjen e operacioneve në terren kundër abuzuesve dhe nuk ka qëllim procedimin, por faturimin e kilovatëve të vjedhur ose humbur.