Një tjetër tërmet ka goditur gadishullin ballkanik.
Këtë herë ai ka ‘lëkundur’ Greqinë.
Mësohet se tërmeti ka qenë 4.9 ballë i shkallës rihter.
Epiqendra e tij ka qenë në detin Jon pikërisht afër Zakynthos dhe gadishullit të Peloponezit.
Por, ai është ndjerë edhe në zonat e tjera përreth.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Në këtë fillim të 2020, shteti fqinj është goditur nga një mori tërmetesh, por ky i sotmi ka qenë më i fuqishmi.