Skip to content
Të Gjitha

Një tërmet i fortë godet Greqinë, epiqendra në detin Jon

· 1 min lexim

Një tjetër tërmet ka goditur gadishullin ballkanik.

Këtë herë ai ka ‘lëkundur’ Greqinë.

Mësohet se tërmeti ka qenë 4.9 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tij ka qenë në detin Jon pikërisht afër Zakynthos dhe gadishullit të Peloponezit.

Por, ai është ndjerë edhe në zonat e tjera përreth.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Në këtë fillim të 2020, shteti fqinj është goditur nga një mori tërmetesh, por ky i sotmi ka qenë më i fuqishmi.