Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali.
Ai akuzohet për vrasjen e një shtetasi italian.
Ngjarja ka ndodhur 19 vite më parë, më 5 dhjetor 2001.
Ditran Ternova qëlloi nga një makinë viktimën dhe më pas është larguar.
Ternova shoqërohej nga një person tjetër, i cili ra shpejt në prangat e policisë.
Ndërsa shqiptari prej vitesh i fshihej drejtësisë, duke falsifikuar dokumentacionet.
Ai kishte ndryshuar emrin në Luciano Ternova.
Më 2011 në mungesë të tij gjykata caktoi dënimin me 11 vite burg.
Sot ai u arrestua në qytetin e Krotones, duke i dhënë fund arratisë prej 2 dekadash.