Skip to content
Të Gjitha

2 dekada në arrati! Shqiptari arrestohet nga policia italiane, i akuzuar për vrasje

· 1 min lexim

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali.

Ai akuzohet për vrasjen e një shtetasi italian.

Ngjarja ka ndodhur 19 vite më parë, më 5 dhjetor 2001.

Ditran Ternova qëlloi nga një makinë viktimën dhe më pas është larguar.

Ternova shoqërohej nga një person tjetër, i cili ra shpejt në prangat e policisë.

Ndërsa shqiptari prej vitesh i fshihej drejtësisë, duke falsifikuar dokumentacionet.

Ai kishte ndryshuar emrin në Luciano Ternova.

Më 2011 në mungesë të tij gjykata caktoi dënimin me 11 vite burg.

Sot ai u arrestua në qytetin e Krotones, duke i dhënë fund arratisë prej 2 dekadash.