Disa persona të maskuar janë futur me forcë brenda një banese në fshatin Marinaj të Librazhdit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se banesa i përkishte shtetasit me iniciale F.G.
Bëhet e ditur, se autorët kanë dhunuar të gjithë pjesëtarët e familjes.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ende nuk duhet dihet nëse kemi të bëjmë me tentativë grabitje, apo autorët kanë pasur konflikte të mëparshme me këtë familje.