Një shqiptar është përplasur nga një makinë në Rimni, Itali.
Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme i mori jetën 63-vjeçarit shqiptar.
Sot u zbulua se viktima është Halim Sulejmani.
Mediat fqinje shkruajnë se Sulejmani kishte dalë shëtitje kur u përplas nga një makinë në një pjesë rruge që nuk kishte ndriçim.
I moshuari ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici dhe mësohet të ketë thënë se mungesa e ndriçimit ishte shkaku i aksidenti.
“Nuk e kam parë, nuk e kam parë”- u ka thënë karabinierëve.