Kishte dalë shëtitje, por u përplas për vdekje nga një makinë. Zbardhet emri i shqiptarit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shqiptar është përplasur nga një makinë në Rimni, Itali.

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme i mori jetën 63-vjeçarit shqiptar.

Sot u zbulua se viktima është Halim Sulejmani.

Mediat fqinje shkruajnë se Sulejmani kishte dalë shëtitje kur u përplas nga një makinë në një pjesë rruge që nuk kishte ndriçim.

I moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici dhe mësohet të ketë thënë se mungesa e ndriçimit ishte shkaku i aksidenti.

Nuk e kam parë, nuk e kam parë”- u ka thënë karabinierëve.

Shpërndaje
Share.

Komento