Së fundmi, Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Ajo ka arrestuar 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve paraprake, mes të arrestuarve ka edhe emra të dyshuar për grabitje dhe djegie makinash.
Policia e ka shtrirë aksionin e saj, përveç qytetit, edhe në fshatrat e lumit të Vlorës, si dhe në njësitë administrative më problematike për kultivimin e lëndëve narkotike.
Aksion antidrogë në Vlorë është ndërmarrë pas informacioneve të marra në rrugë operative.