Aksion kundër kultivimit të drogës në Vlorë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Së fundmi, Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Ajo ka arrestuar 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve paraprake, mes të arrestuarve ka edhe emra të dyshuar për grabitje dhe djegie makinash.

Policia e ka shtrirë aksionin e saj, përveç qytetit, edhe në fshatrat e lumit të Vlorës, si dhe në njësitë administrative më problematike për kultivimin e lëndëve narkotike.

Aksion antidrogë në Vlorë është ndërmarrë pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Shpërndaje
Share.

Komento