Skip to content
Të Gjitha

“Erdeti nuk ka punë me gruan time”, kunati i Enkeledës tregon bisedën me të vëllanë në burg

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë Paskuqanin. Erdet Çapoku vrau kunatën e tij, Enkelejda Çapoku, duke e godit me shkop druri dhe me thikë.

Dëshmitari kryesor për ngjarjen është Ervin Çapoku, kunati tjetër i viktimës.

Ky i fundit ka thënë për Top Channel se, vëllai që ndodhej në burg, nuk e kishte porositur Erdetin, që të ruante gruan e tij.

“Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë. Eltoni më tha që “foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën”, tha Ervini.

Natë e krimit, Erderti shkoi tej djali i dajës, Apostol Bidika, i cili i dha dhe lajmin për vdekjen e Enkeledës.

Mësohet se Erdeti i ka thënë në telefon Apostolit: “Pse ka vdekur ajo”?

Gjatë analizës mjeko-ligjore, është gjetur një plagë e cila fillon në anën e majtë të hundës, duke e prerë në dy pjesë dhe duke përfunduar në skajin e jashtëm të syrit.

Gjithashtu ajo ka një plagë në anën e sipërme të gjoksit të majtë me gjatësi 5 cm.

Mbi trupin e viktimës është konstatuar edhe një plagë në bark, e cila përfundon në shpinën e djathtë.

Para se të vriste Enkelejdën, Erdet Çapoku kishte dhunuar mbesën e tij 18-vjeçe, si dhe nënë e viktimës.