Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga goditja e fortë ato kanë dalë nga rruga.
Mirëpo, në trotuar ka qenë duke ecur një këmbësor, i cili është plagosur rëndë.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën.
Po ashtu edhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime të rënda.
Nuk janë bërë ende me dije identitetet e të plagosurve apo shkaqet e aksidentit.
Nga ana tjetër, policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të aksiedntit.