Skip to content
Të Gjitha

Vrasja në Paskuqan/ E përzuri nga shtëpia, ja si nisën mosmarrëveshjet mes viktimës dhe kunatit

· 2 min lexim

Paskuqani u trondit mbrëmjen e djeshme nga një krim makabër.

Erdet Çapoku goditi me shkop druri deri në vdekje, kunatën e tij, Enkeleda Çapoku.

Nëna e viktimës tregon se autori gjithashtu kishte dhunuar atë, vazjën 18 vjeçe të Enkeledës, ndërsa vajzën e saj e kishte çfarë me thikë nga hunda deri te faqja.

Mësohet se Erdeti dhe Enkeleda jetonin bashkë në një banesë me qira, dy vite më parë.

Pas mosmarrëveshjeve, e reja e kishte përzënë kunatin nga shtëpia.

Ky i fundit kishte shkuar më pas të jetonte me të dashurën e tij, në një tjetër banesë me qira.

Ai nisi të konfliktohej më pas me kunatën për orenditë e shtëpisë, konflikt ky që u shua pasi Enkeleda i dha ato që donte.

Mirëpo autori nuk mund t’ja falte kunatës, faktin që e detyroi të ikte nga shtëpia.

Për këtë arsye ai filloi të përniqte atë, së bashku me vajzën dhe i bënte foto kudo që shkonin.

Më pas foto ia dërgonte të vëllait, i cili është dënuar me 10 vite burg për drogë.

I nxitur nga vëllai, bashkëshorti i Enkeledës, e urdhëronte këtë të fundit, që të mos dilte nga shtëpia.

Ky fakt e detyroi Enkeledën, që të kërkonte urdhër-mbrojtje, ndërsa e denoncoi kunatin për përndjekje.

Ky i fundit i kishte kërkuar që ta tërhiqte denoncimin, përndryshe do të vriste, kërcënim të cilin e vuri në jetë mbrëmjen e djeshme.

Pasi hyri me forcë në banesën ku ndodhej kunata, Erdeti goditi nënën e saj dhe më pas shkoi në dhomën e gjumit, ku masakroi Enkeledën.

Aktualisht ai është në kërkim nga forcat e policisë.