Skip to content
Të Gjitha

Shoferi tentoi të vriste kryebashkiakun e Lushnjes. Gazetarja zbardh detaje të reja: “Tushe i kishte para borxh. Ai financohej nga shoferi”

· 2 min lexim

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe,  u përball me një atentatë për vrasje ditën e 31 dhjetorit.

Ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi, hodhi një granatë para zyrës së tij, ku Tushe mbeti i plagosur, bashkë me sekretaren.

Më vonë, u zbulua se Saraçi kishte muaj që e shantazhonte kryebashkiakun.

Madje ai vijonte të merrte rrogën ndonëse ishte larguar nga detyra.

Së fundmi, gazetarja Klodjana Lala ka zbardhur të reja rreth kësaj ngjarjeje.

Sipas saj, Tushe i kishte një shumë të madhe parash borxh Gëzim Saraçit.

Ky i fundit kishte qenë në Itali dhe ishte kthyer para disa kohësh.

Gazetarja tha se Tushe financohej nga Saraçi.

Sipas Lalës i vetmi person që rrezikoi nga i gjithë atentati ishte sekretarja e Tushes, së cilës i rrezikohej syri për shkak të një cifle granate që i kishte hyrë në faqe.

Ishte shofer biznesmen, kishte probleme me alkoolin, kryebashkiaku i kishte borxh. Nuk kishte nevojë për rrogën. Kishte qënë në Itali dhe më pas ishte kthyer. Konsiderohej si një nga njerëzit që kishte financuar Fatos Tushen, por nuk e di nëse bëhet fjalë për anën monetare. Nuk mendoj që donte ta vriste por ta ekspozonte. Sekretarja rrezikonte syrin. Ajo është viktima e vërtetë,”-tha Lala.

Policia është ende në kërkim të 45 vjeçarit Gëzim Saraçi.