Skip to content
Të Gjitha

Debatoi me burrin dhe piu bar miu. Vajza gjen të ëmën pa ndjenja në krevat

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë, konkretisht në fshatin Tapi.

Bëhet me dije se një 60-vjeçare, ka pirë fotoksinë, pasi është grindur me bashkëshortin.

Pas disa orësh, nëna e tre fëmijëve, Mbarime Boduri, u gjend e shtrirë në krevat nga vajza dhe dhëndëri i saj.

Ata e kanë transportuar 60-vjeçaren me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit gjendja e saj është mjaft kritike.

Sipas familjarëve të 60-vjeçares, ajo kishte kohë që grindej me bashkëshortin, pasi ky i fundit ishte i alkoolizuar.

Tashmë policia po heton rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes.