Skip to content
Të Gjitha

Dhunoi ish-gruan dhe tentoi t’i digjte shtëpinë, arrestohet 46-vjeçari

· 1 min lexim

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi dhunoi ish-gruan.

Në pranga ka rënë 46-vjeçari me iniciale G.M., banues në Karbunarë.

Gjithashtu ai tentoi të digjte banesën e ish-gruas, M.M. 45 vjeçe.

E gjithë skena e dhunës është regjistruar në prani të fëmijëve të mitur.

Mësohet se ish-gruaja e tij, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprë penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr mbetur në tentativë”.