Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash.
Raportohet se një 50 vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin Elbasan – Cërrik pranë fshatit Gostimë.
Mësohet se ai po kalonte rrugën, kur u përplas nga automjeti.
Si pasojë, 50-vjeçari ka mbetur i plagosur.
Ai u transportua drejt spitalit të Elbasanit për ndihmën e parë.
Ndërkohë, policia shoqëroi për në komisariat shoferin e mjetit.
Nuk dihen ende identitetet e tyre.