Skip to content
Të Gjitha

Makina përplas këmbësorin, po kalonte rrugën në aksin Elbasan-Cërrik

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash.

Raportohet se një 50 vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin Elbasan – Cërrik pranë fshatit Gostimë.

Mësohet se ai po kalonte rrugën, kur u përplas nga automjeti.

Si pasojë, 50-vjeçari ka mbetur i plagosur.

Ai u transportua drejt spitalit të Elbasanit për ndihmën e parë.

Ndërkohë, policia shoqëroi për në komisariat shoferin e mjetit.

Nuk dihen ende identitetet e tyre.